Vlonjatët pa mbrojtje, Daja me dhembje koke

Vlonjatët, këto javët e fundit, mezi po i shtyjnë. Hallet, mungesat dhe dëmtimet nuk u ndahen, duke vënë në vështirësi serioze trajnerin Daja për të formuar një skuadër kompetitive.

Në javën e 30-të ndaj Luftëtarit, barazoi 1-1 në shtëpi. Në të 31-tën humbi 2-0 me Skënderbeun në Korçë, në të 32-tën u shëartallua 3-0 nga Partizani brenda në Vlorë. Të dielën e shkuar, u mund sërish 2-0 nga Kastrioti në Fushë-Krujë. Pra në katër javët e fundit ka marrë vetëm një pike, çka ka bërë që të rrëshqasë nga vendi 3-të në të 5-tin në renditje.

Të shtunën, në javën e 34-t, vlonjatët do të presin në stadiumin e tyre “Flamurtari” kurbinasit e Starovës. Pritet një ndeshje interesante, pasi të dy rivalët synojnë një biletë për zonën UEFA. Laçjanët me 49 pikë, një më tepër dhe një vend mbi kuqezinjtë vlonjatë.

Por në prag të kësaj sfide me aromë europiane, situatë nuk është kaq e qetë në kampin vlonjat. Trajneri Daja edhe një here duhet të “shpikë” diçka për të përballuar kurbinasit.

Flamurtari është tërësisht pa mbrojtje. Franc Veliu u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Kastriotit dhe është mungesë e sigurtë për këtë takim, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve. Rikthehet Kotobelli, por Pollozhani në qendër është i vetëm.

Përforcimet priten nga infermieria. Braziliani Elton Kale dhe portieri Enea Koliçi, që munguan ndaj krutanëve, me gjasa mund të rekuperohen për takimin e së shtunës. Ndërsa për sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj, i dëmtuar ndaj Partizanit, as që bëhet fjalë. Ai do të jetë tjetër mungesë e sigurtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!