Ajaksi: Kokat lart, sezoni nuk ka mbaruar…

● Pas eliminimit të dhimbshëm nga Champions, klubi holandez ka shpërndarë një video motivuese për tifozët, por edhe për ekipin

Ishte nata më e gjatë e sezonit për Ajaksin. E vështirë për të fjetur, duke menduar për eliminimin e dhimbshëm nga Champions. Megjithatë, klubi holandez ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video motivuese, ku përpiqet të rrisë moralin e tifozëve dhe te ekipit, përpara një finaleje tjetër në Eredivisie, ku përballen për titullin kampion të Holandës, kokë me kokë me PSV, me nga 80 pikë për të dy ekipet.

“Përfundoi kështu, ëndrra jonë u thye në fund. Shkuam aq afër objketivit. Vetëm pak sekonda na ndanë nga historia për të luajtur një finale të madhe. Ne i treguam botës se çfarë mund të bëjë një ëndërr. Eshtë ajo që jemi, atë që duam të bëjmë: t’i japim shpresë ëndërrimtarëve. Sot jemi të zemëruar, por jemi ngritur”, – përfundon video motivuese e Ajaksit, të dëshpëruar, por ëndërrimtar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!