Valverde: Nuk ka justifikime, s’mund të ketë!

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka komentuar eliminimin e turpshëm 4-0 në “Anfield Road” nga Liverpuli:

“Nuk ka justifikime, nuk mund të ketë! Kur humbet në këtë formën kështu, vërtet që nuk mund të thuash asgjë.

Asgjë nuk shkoi mirë. Na ushtruan presion të jashtëzakonshëm dhe nuk dolëm dot. 

U mundova t’i thërrisja ekipit, t’i thoja të dilnin nga mbrojtja, sepse po na shtypnin, por nuk ndodhi asgjë, nuk ndryshoi asgjë”.

Ndërkohë, trajneri i katalanasve, në konferencën për shtyp fill pas ndeshjes, mori përgjegjësitë për atë çka paraqititi Barcelona në “Anfild”:

“Trajneri është i pari që merr përgjegjësitë. Nuk dua të flas për të ardhmen time tani, nuk është momenti, jemi të hidhëruar”.

Goli i katërt nga goditja e këndit? “Na befasoi të gjithëve”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!