Arsenal brilant, Çelsi me vështirësi “çelsin”


Nuk ka surpriza. Dy skuadrat e Londres, në finalen e Bakusë.

Valencia – Arsenal 2-4 (1-3) (Gameiro 11′ 58’/ Aubamejang 17′ 69′ 88′, Lakazet 50′)

Emeri, mjeshtri i kësaj kupe, teksa ka fituar tri të tilla me Seviljen, siguron finalen e “vogël”edhe në krye te topçinjëve. Arsenali e ka filluar sot sfidën me një gol të pësuar nga Valencia, por më pas vendosi veton dhe ktheu në favorin e tij suksesin e mbrëmjes. Skuadra e madhe e Unai Emeri, ashtu si në ndeshjen  vajtjes, i bëri mjaft mirë detyrat. Edhe pse i ka startuar në të njënjtën mënyrë takimet gjysmëfianle, teksa ka pësuar e para gol, ka barazuar e marrë fitoret në të dyja fushat.

Aubamejang, barazoi golin e Gameiros që shënoi për spanjollët në të 11-tën. I zakonshmi Lakazet, realizoi golin e dytë, por Gamiero, në një mbremje të mirë, dërgoi shpejt shifrat në 2-2. Gjithsesi, në radhët e Arsenal ka një futbollist klasi që di të shënojë gola të rëndë. Aubamejang  sillet si në kohë të arta, teksa mbante mbi supe fanelën e Dortmundit. Sulmuesi me dy golat e tjerë, realizoi jo vetëm fitoren e radhës, por u kthye në autorin e tri golave në këtë takim.

Çelsi-Eintraht Frankfurt 1-1 (4-3 p) ( e vajtjes 1-1)  (Loftus-Çik 28’ /  Jovic 49’)

Vuan Çelsi, por në fund i bashkohet ekipeve të tjera angleze për të formuar kështu, kuartetin britanik të dy finaleve të mëdha europiane. Përballja me gjermanët e Eintrahtit, nuk ka qënë e lehtë. Shtyrë nga fansat në tribunë, gjermanët duke ditur se pa shënuar nuk do mund të bëjnë gjë (ndeshja e parë 1-1), nisin të luajnë fort që në fillim të ndeshjes. Por vendasit londinezë, falë kualiteteve në organikë, tregohen të duruar dhe me pjekuri, arrijnë të imponohen derisa gjejnë golin e parë të takimit me Loftus-Çik. Fraksioni i dytë nis furishëm për Eintraht dhe pa u mbushur 4 minuta nga kjo pjesë, arrin balancën e ndeshjes me lojtarin serb Joviç. Frakfurt merr zemër dhe për disa minuta, duket sikur janë ata skuadra që dominon fushën, duke krijuar disa raste. Blutë, e kanë të vështirë të dalin para, ndërkohë që Hazard, i vetmi që bën diferencën tek të tijtë, nuk mjafton. Në fund, bileta e dytë e Europa Legaue, kërkon kohën shtesë. Asgjë, ndërsa duhet ruleta e penalltive për të çertifikuar finalisten e fundit. Ka dramë. Fillimisht gabojnë vendasit, por goditjet pasardhëse, nxjerrin huq Eintrahtin që gabon dy herë. Penalltinë e fundit e kthen në gol Eden Hazard, duke çliruar Çelsin dhe trajnerin Sarri nga një brengë 120 minutshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!