Dani Alvesh, trofeu i 39-të në karrierë…
● Mbrojtësi 36-vjeçar brazilian është rekordmeni i trofeve: 23 tituj i ka fituar me Barcelonën, 11 me Paris SG, 3 me Brazilin dhe 2 trofe me fanelën e Juventusit
Si ai deri tani askush. Eshtë rekordmen ndër lojtarët aktivë, që luajnë ende futboll në skuadra profesioniste. Një tjetër titull iu shtua në vitrinën e trofeve, një tjetër medalje u var në qafën e tij.
Braziliani Dani Alvesh gjithnjë e më tepër i shton sukseset dhe bëhet futbollisti me më shumë trofe të fituara në karrirën e tij. e fituar. Titulli i fituar të dielën për ngjyrat e Paris SG, ishte titullit i tij i 39-të.
Mbrojtësi brazilian është një rekordmen nga ky këndvështrim. Ai ishte futbollisti më i titulluar, në mesin e atyre që janë ende aktivë, por falë suksesit të tij më të fundit në kampionatin francez, 36-vjeçari brazilian nuk dihet se kur do t’i thotë lamtumirë futbollit.
Dani Alves fitoi shumicën e trofeve të tij e ka fituar me fanelën e Barcelonës: 23 nga 39 gjithsej, midis 2008-tës dhe 2016-tës.
Ky ishte trofeu i gjashtë i fituar me Paris SG, pas dy superkupave të Francës, titullit të sezonit të shkuar, të shoqëruara me Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës.
Mbrojtësi braziliani gjithashtu ka fituar tri trofe me ekipin e tij kombëtar, dy Kupa të Konfederatave dhe një Kupë të Amerikës. Alvesh gjithashtu ka fituar edhe dy trofe në Itali me fanelën e Juventusit, në sezonin 2016/17.