Ajaks-PSV, gara për kreun vazhdon…
“Udhëtimi” në Eredivisie për Ajaksin është një shëtitje turistike. Eindhoveni i Van Bomelit, si kampion në fuqi, nuk po i ndahet këmba-këmbës “shigjetarëve” të Amsterdamit.
Në shtunën, Ajaksi fitoi 1-0 në transfertë ndaj Groningenit, pas një goli të Huntelar në minutën e 78-të, i cili ishte i mjaftueshëm për të marrë 3 pikët e nevojshme për të ruajtur kryesimin.
Të dielën vjen edhe përgjigjja nga Eidhoveni. Në “Philips Stadion”, PSV mposht 3-1 Ado Den Haag, në një ndeshje ku gjithçka u zhvillua në portën e miqve modestë.
Dumfries (20’), Luk de Jong (83’) dhe Malen (90’) ishin autorët e golave për vendësit, ndërkohë që Necid (88’) shënoi për Ado Den Haag, që në fund mendoi se edhe mund të merrte ndonjë pikë.
Pas përfundimit të javës së 31-të në Eredivisie, renditjen e kryeson Ajaksi, së bashku me PSV Eindhoven që kanë grumbulluar nga 77 pikë. “Shigjetarët” e Amsterdamit renditen të parët për shkak të golaverazhit në të mirë që kanë.