Atalanta, në zonën Champions…
● Në “Sao Paolo”, Atalanta triumf me aromë Championsi, mund 1-2 Napolin
Bergamaskët e Atalantës, në radhët e të cilëve janë dhe Berisha e Gjimshiti, përmbysen golin e Napolit mbrëmjen e sotme në “San Paolo”, duke dhuruar surprizën e radhës e bashkë me të, u barazua me Milanin në Serinë A.
Napoletanët, nisur nga kurorëzimi i Juventus kampion të edicionit, ka javë që po lëkunden në rezultate. Me Hysaj në fushë, Napoli udhëhoqi i pari, por pjesa e dytë ofroi skuadrën “veriore” shumë të motivuar për të mberritur te dy golat me vlerën e tri pikëve.
Atalanta edhe këtë radhë la në stol Berishën, ndërkohë që Gjimshiti, luajti për 90 minuta. Pesë javë nga fundi, bergamaskët janë shumë pranë historisë.
Me kalendarin në favor, Atalanta pritet t’i bëjë një mbyllje vërtetë spektakolare Serisë A, duke siguruar njërin nga vëndet që të dërgon në Champions League.