Selaniku në festë, PAOK – kampion!

Hegjemonia e Olimpiakosit dhe Panathinaikosit në futbollit helen ka marrë fund këtë sezon. Një javë përpara se të përfundojë kampionati, skuadra e PAOK-ut të Selanikut ka merituar titullin e kampiones së Greqisë.

Në javën e 29-të, ajo ka fituar 5-0 ndaj Levadhiakosit, duke u ngjitur në kuotën e 77 pikëve të grumbulluara, 5 më shumë nga Olimpiakosi, që e ndjek pa mundur ta arrijë më.

Ndërkohë, në Selanik ka nisur festa. Tifozët e zjarrtë të PAOK-ut kanë pritur plot 34 vite për të thyer hegjemoninë e Olimpiakosit dhe Panathinaikosit, që për vite të tërë e kishin monopolizuar titullin në Greqi.

Me skuadrën e PAOK-ut më herët është aktivizuar mesfushori i kombëtares sonë, Ergys Kaçe, që këtë sezon luan për ngjyrat e Panathinaikosit, si lojtar i huazuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!