Ahmataj: Sekreti i Luftëtarit? Stërvitemi pa orar
Julian Ahmataj, trajneri që në pak muaj ka transformuar Luftëtarin, dha konsideratën e tij lidhur me situatën në klubin e gjirokastrit dhe versionin e përballjeve të afërta me Tiranen. Në emisionin Rubrika Sportive në Radio Tirana të moderatores Erga Kruja, elbasanasi u ndal gjatë duke theksuar se Luftëtari, do të kërkojë vijimësi dhe se Tirana, kundershtari i radhes, vlerësohet në maksimum.
Çfar ka ndyshuar te Luftëtari?
“Nuk ka ndryshuar asgjë, futbollistët kanë bërë gjithçka mirë. Kanë qënë të vëmëndshem, të jenë të impenjuar dhe jashtë orarit stërvitor dhe besoj që këtë punë kolosale, do ta vijojë dhe në të ardhmen.
Takimi me Tiranën, situata e skuadrës?
“Tirana është 24 herë kampione e shqipërisë, kërkon gjithnjë të fitojë, bëhët e vështirë, por ne duhet të bëjmë dhe të përmirsojmë lojen tonë dhe në fund të shpresojmë të dalim me kokën lart”.
Mema?
“Do jetë ai që do ta ktheje Tiranën. Në pak kohë,e ka bërë të fortë. Tirana është rikthyer dhe merita i shkon Memës. I uroj suksese në karrierë dhe shpresoj se me Tiranën, do arrijë te trofetë”.
Sekreti i Luftëtarit?
“Futbolli është më i thjeshtë se “kokat” e njerzëve. Të mos pësosh gol, të mbetesh në superioritet numerik gjatë lojës. Atë që po shfaqim me skuadrën i shkojnë skuadrës e cila po di të sillet me profesionizëm. Klubi ka meritë që ka gjetur ata futbollistë,të cilët arrijnë të bëjnë ndryshimin”.
Amataj mbrojtës i majtë i Tiranes (në të shkuarën)?
“Unë jetoj mes tifozeve të tiranes. Karrieren e kam ndërtuar larg Tiranës. Kam sakrifikur goxha, duke vlerësuar klubet që kam punuar. E vlersoj shumë punën, nuk e ngatërroj profesionin me miqësisë. Në fund fare si profesionst, duhet të bëj punën që më takon”.