Telushi: Partizani kampion, Staroven nuk e “njoh”…

Në vënd të polemikave zgjedh logjikën. Bruno Telushi në një dalje publike televizive, shfaqet i drejtpërdrejtë duke bërë modestin për javët e mbetura dhe sfiden e radhës në kampionat. Vlonjati, mendon se Partizani i tij, po pret i sigurtë korurëzimin me titullin kampion në Superligën Shqiptare, paçka se deri në fund, janë dhe gjashtë takime.

Ushtar?

E konsideroj veten një ushtar që futem në fushë dhe marr urdhra, jap maksimumin dhe i shkoj luftës deri në fund, kjo pjesë më pëlqen dhe e bej me qejf”

I pyetur lidhur me zëra për tolerime, Telushi e lë evazive përgjigjen. Sipas “ushtarit”, ka ndonjë rast që tolerimi edhe ekziston, por në shumë raste, flitet në tym.

Edhe ne na paragjykojnë. E bënë në prag ta takimit me Luftëtarin apo ndoshta dhe me Kastriotin. Derisa ekziston si fenomen, ne duhet të qëndrojme larg”.

Përballja me Staroven këtë javë?

Ç’punë kemi ne me Starovën. Partizani ka objektivat e vet dhe Starova gjëndet në krye të një skuadre tjetër”.-tha ndër të tjera Bruno Telushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!