Broja pa frena, vjen goli i dytë në Premier
Ndaj Bërnlit për Premier League, sulmuesi i Kombëtares kuqezi Armando Broja gjën sërish golin për Sauthempton. Në të 50′-ën, 20 vjeçari nga Kopliku, përfitoi nga një parregullësi të mbrojtjes mike dhe prirtazi goditi bukur për 2-1.
Ky ishte goli i dytë i slumuesit në pronësi të Çelsit në elitën e futbollit britanik. Një javë më parë Broja i dha tri pikë ‘Shënjtorëve’ pikërisht ndaj Lids.
Kështu sulmuesi i Shqipërisë vijon të shkëlqejë. Për statistikë, ndeshja përfundoi 2-2. Bërnli arriti të barazojë me Korent në të 57.