Llapi goleadë, Drita e Prishtina nga tri pikë…
U lujatën sot tri takime të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Llapit vijon të ecë me rezultate pozitive ndërsa pas fitores me Prishtinën javën e kaluar në “Fadil Vokrri” 1-2, sot shpartalloi 0-6 Ulpianën. Pas këtij suksesi, skuadra e teknikut Tahir Batatina ngjitet në kuotën e 12 pikëve.
Feronikeli nuk ka më look-un e edicionëve të shkuara pasi drenasit vijojnë të jenë të përhumbur në kampionat. Sot i mundi Drita me shifrat 0-2. Skuadra e Nuhiut pas tri pikëve të sotme ngjitet në e treta në tabelë me 16 pikë.
Nga ana tjetër Prishtina pas humbjes tri ditë më parë me Llapin, gjën fitoren 2-0 në duelin me Malishevën luajtur po në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Java e 10, Superliga e Kosovës:
Ulpiana- Llapi 0-6
Feronikeli- Drita 0-2
Prishtina- Malisheva 2-1