Cara: Partizani di ti fitojë derbet…

Tedi Cara, njëri nga lojtarët në progres te Partizani, ka folur për Supersport para ndeshjes së radhës ndaj Dinamos.

Një derbi që rikthehet të luhet në nivele të larta pas 12 viteve. Jo pak por 34 tituj me dy klubet kryeqytetase përballë të premten në 19:45 në “Elbasan Arena” për javën e 4-ët të Abissnet Superiore.

Cara:

“Derbi – “Dinamo i ka dhënë bukuri kampionatit. Besoj që është një derbi i veçantë edhe për mua, sepse është hera e parë që luaj kundër Dinamos në derbi. Me vjen mirë që është rikthyer Dinamo në elitë sepse e zbukuron kampionatin. Ka më shumë derbi dhe më shumë sfida për t’u ndjekur nga shikuesit. Më vjen mirë, shpresoj t’i kënaqim të gjithë.

Normale si është derbi me Tiranën, ashtu është dhe ai me Dinamon. Është një ndeshje e fortë, duhet luftuar, do shpirt gare, karakter. Do ta bëjmë këtë, do të futemi në fushë të japim më të mirën tonë. Siç kemi hyrë në derbin kundër Tiranës, ashtu do të hyjmë edhe ndaj Dinamos”.

Kundërshtari- “Kishte 9 vite që nuk ishte në Superiore, por lojtarët ne i njohim, ka lojtarë që kanë spikatur vjet dhe pak a shumë i njohur të gjithë lojtarët. I kemi parë dhe analizuar të gjithë lojtarë, do bëjmë më të mirën, shpresoj t’i mundim.Me Vllazninë ishim në disavantazh dhe loja ka qenë në rritje. Pjesën e dytë, bëmë ndeshje të mirë me Vllazninë, ku edhe shënuam. Po të shënonim më herët, mund të kishim marrë edhe diçka më shumë”.

Loja dhe fitorja –Duhet të luftojë, të sakrifikojë shumë, sepse edhe Dinamo është një ekip i fortë dhe i konsoliduar. Ka treguar forcë. Duhet të bëjmë maksimumin. Pak a shumë, atë që kemi bërë në pjesën e dytë me Vllazninë, e kemi mbajtur Vllazninë në gjysmëfushën e saj. Ashtu duhet të bëjmë gjatë gjithë lojës me Dinamon.”

Ofensiva – “Kampionati shqiptar ka një specifikë, që gjithmonë mbrohen shumë, nuk është lojë e hapur. Ndeshjet dalin 1-0, 1-1, nuk ka lojë të hapur. Kemi luajtur në Europë kemi bërë gola, shpresoj që të ambientohemi me Dinamon dhe të shënojmë gola, do vazhdojmë pastaj të shënojmë gjithmonë, siç ishim vjet”.

Fitore – “Besoj se po, kam besim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!