Lacio-Roma derbi i ditës…
Derbi numër 155 i kryeqytetit italian mes Lacios dhe Romës vjen sot në orën 18:00 si një sfidë ku askush nuk di të thotë se kush mund të jetë fituesi.
Në Olimpico, dy skuadra me trajnerë të rinj (Sarri & Murinjo) pavaresisht situatës apo filozofisë aktuale, janë në gjëndje të dhurojë spektakël.
Hysaj i vetmi shqiptar i projektuar në fushë. Strakosha e Muriqi te Lacio dhe Kumbulla te Roma, nisin nga stoli.
Lacio e ka nisur keq kampionatin teksa renditet e 7-ta me 8 pikë ndërsa Roma mban vendin e 4 me 12 pikë.
Formacionet e mundëshme:
Lacio: Reina; Marusic, Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto; Anderson, Immobile, Pedro.
Roma: Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Calafiori; Cristante, Veretout; Zaniolo, Mkhitaryan, Shaarawy; Abraham.