Llapi ndalet nga debutuesit, ngec Gjilani
Superliga e Kosovës me sistemin VAR. Befasitë që në javën e parë.
Llapi i entuziasmuar nga trofeu i Superkupës fituar pak ditë më parë ndaj Prishtinës ka befasur sot në ndeshjen e parë sezonale. IPKO hapi sot zyrtarisht kampionatin me skuadrën nga Podujeva e cila u ndal 1-1 nga debutuesit e Ulpianës.
Fillimisht shënoi për Ulpianën Argjend Mustafa ndërsa Llapi barazoi me Firminon.
Ndërkaq Gjilani barazon në shtëpi me Drenicën 1-1 ndërsa Drita kaloi jo pa vështirësi Feronikelin 2-1.
IPKO java e parë:
Drita- Feronikeli 2-1
Llapi- Ulpiana 1-1
Gjilani- Drenica 1-1