Teuta në Elbasan, Laçi në Bruksel…

Conference League turi i tretë kualifikues, të kthimit:

Nesër në Elbasan dhe Bruksel dy skuadrat e Superiores ende në garë për Ligën e Konferencës në fushë.

Elbasan 12/08/2021

20:00 Teuta- Shamrok Rovers (0-1) ‘Elbasan Arena’:

Teuta në Elbasan për të përgatitur ndeshjen e kthmit me Shamrok Rovers në program nesër në 20:00. Durrsakët pasi u ndëshkuan në kohën shtesë në të vajtjes presin të shohin dritë në ‘Elbasan Arena’ ndërsa me rikthimin e Albano Aleksit dhe rekuperimin e Sebino Plakut, skuadra duket e vendosur për të luajtur fatet e një kualifikimi historik për në play off. Vijon të mungojë për shkak dëmtimi Lorenco Vila.

Petri Viljanen gjyqtari nga Finlanda është caktuar nga UEFA për të vendosr drejtësi.

Bruksel 12/08/2021

20:00 Andreleht- Laçi (3-0)

Kurbinasit edhe pse përballë një gjigandi europian si Anderleht pësuan tri gola për faj të portierit dhe qëndrës së mbrojtjes në të vajtjes të enjtën e kaluar në Elbasan.

Sot skuadra është nisur drejt Brukselit për të shfaqur vlerat e grupit që në dy ture u tregua mjaft dinjitoz. Rikthehet Julian Shehu. Gjëndja e Mazrekaj për tu verifikuar. Ndeshja do të gjykohet nga një treshe angleze me Stuart Atuell kryesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!