CL/ Teuta kërkon mbështetje, biletat në shitje

Teuta, skuadra e Superiores me mundësi reale për të shkuar në fazën play off të Conference League, bën thirrje për mbështetje në të kthimit ndaj Shamrok Rovers në program të enjten në ‘Elbasan Arena’.

Takimi i parë u vendos nga një gol i vendasëve irlandezë në të 91’ën. Klubi bën të ditur çmimin e biletave në sektorë të caktuar.

Njoftimi i klubit Teuta:

“KF Teuta njofton se për ndeshjen me Shamrock Rovers, që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:00 në “Elbasan Arena”, kanë dalë në shitje biletat.

Biletat në tribunën VIP do të kushtojnë 1000 lekë të reja.

Biletat në tribunat qëndrore A1, A2, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 500 lekë të reja.

Biletat në tribunën përballë (E), do të kushtojnë 300 lekë të reja.

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e mërkurë e në vazhdim ora 16:00 deri 20:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Niko Dovana”.

Gjithashtu nga dita e enjte biletat mund t’i gjeni nga ora 10:00 deri 20:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin “Elbasan Arena” në Ebasan.

Në këtë takim prezenca e publikut do të lejohet vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit. Sipas protokollit të UEFA-s tifozët duhet të respektojnë masat anti COVID-19.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!