Prishtina ndaj Bodo Glimt për historinë
Përveç Teutës dhe Laçit nga skuadrat shqiptare që ende garon në Conference League është edhe Prishtina e Zekerija Ramadanit.
Kampionia e Superligës së Kosovës e cila figuron skuadra më me shumë takime ndërkombëtare këtë verë në Europë do të matet sot në 18:00 me Bodo Glimt në Norvegji.
Pasi luajti në Shqipëri dhe kaloi në turin preliminator Folgore dhe Inter D’Eskaldes me të njëjtin rezultat 2-0, kryqytetasit e Kosovës u ndeshën në turin e parë të Ligës së Kampionëve me Ferencvarosh ( humbur 3-0,1-3).
Më pas aventura në Conference League me Konah’s (4-1 dhe 2-4). Për të mbërritur te raundi i radhës me Bodo Glimt. E para në ‘Fadil Vokrri 2-1 për Prishtinën.
Ndërkaq për të kthimit në program sot, Prishtina do të vuajë mungesat e disa lojtarëve bazë si Leonit Abazi, Sabjen Lilaj dhe Qëndrim Zyba.
Hovdanum nga Ishujt Faroe do mbajtë drejtësi në këtë takim.
