Verstapen protagonist në Francë, lë pas Hamilton
Piloti i Red Bull, Maks Verstapen është fituesi i Çmimit të Madh të Francës.
Holandezi e nisi i pari por në kthesën e parë gaboi në manovër dhe u parakalua nga Luis Hamilton.
Me kalimin e xhirove britaniku i Mercedes nisi të ankohej për konsumim gomash ndërsa falë një strategjie të menduar deri në detajetë skuadrës së tij Red Bull, Verstapen ia doli të parakalojë dhe të marrë vendin e parë në Çmimin e Madh të Francës.
Pas tij erdhi Luis Hamilton teksa në podium u ngjit edhe piloti tjetër i Red Bull, Serxhio Perez. Ferrari skandaloz edhe sot duhet të mjaftohet me vendin e 11-të të Sainz
1- Renditja sot
2- Klasifikimi për Pilotë.
3- Kfasifikimi momental për konstruktorë.