Verstapen mbret në Montekarlo
Holandezi fiton në Principatë dhe kryeson Botërorin me 105 pikë.
Maks Verstapen piloti holandez i Red Bull, fiton garën e Motekarlos në Monako dhe bashkë më të edhe kreun e rënditjes provizore të Botërorit në Formula 1.
E gjitha ka ardhur pas tërheqjes së Sharls Leklerk me Ferrari pa nisur ende gara. Francezi në pistën e shtëpisë, duhej të nisej i pari por një defket teknik e la jashtë gare.
Në vend të dytë shoku i tij te Ferrari, Karlos Sainz me podiumin e parë me skuadrën e ‘kuqe’ nga Italia.
Nga ana tjetër Luis Hamilton përfundoi i shtati, për më tepër i irrituar me strategjinë e Mercedes pasi humbi dy vende gjatë fazës së vetme të pitstop.
Por dita e errët e Mercedes u kompletua me gafën e madhe në ‘pit stop’-in e Valteri Botas të cilit nuk iu lirua një gomë nga mekanikët. Finlandezi humbi kohë dhe vendosi të dalë nga makina.
Lando Norris ngjitet në podium si i treti. Impresionues Sebastian Fetel me Aston Martin që mbyll i 5-ti.
Rënditja e sotme: