Bylis kalon Vllazninë, Laçi kryeson

Laçi i teknikut Klevis Hima pas fitores së pastër sot ndaj Football Republic në Kamëz 2-0, rrëmben i vetëm kreun e klasifikimit në kampionatin e 21-vjeçarëve për Kategorinë Superiore.

Klubi bardhezi pasi fitoi dy çështje me FIFA-n për gjyqet me Xhejms Adeniji dhe Ilrian Ceka, me ecurinë dhe vlerësimin që po i bën kampionatit më të ri superior për moshat, po shfaqet një klub super i organizuar e mirë orientuar.

Por një supersfidë për këtë kampionat, u luajt sot në Ballsh aty ku vendasit fituan me Vllazninë e Shkodrës në shifrat 2-1 duke i rrëmbyer vendin e dytë në tabelë e kërcënuar Laçin kryesues.

Zhgënjen teuta e cila mundet në shtëpi nga Kastrioti 0-1.I vetmi takim i mbyllur në barazim ishte Kukësi-Dinamo.

Superiore, U21: Java e 12-të.

Bylis-Vllaznia 2-1

Kukësi-Dinamo 2-2

Laçi-Football Republic 2-0

Teuta-Kastrioti 0-1

Dje

Turbina-Tirana 3-1

Nesër: 

Shënkolli-Akademia e Futbollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!