Liçi në krye të stolit korçar
Gentian Liçi vendoset provizorisht në krye të stolit të Skënderbeut. Ndonëse Takaj pas shkarkimit të Ahmatajt kontaktoi disa teknikë në qarkullim apo kërkoi informacion për Mezanin dhe Memellin, në fund ka menduar te zgjidhja në shtëpi.
Në fakt Liçi ka vite që punon me klubin e vendlindjes në rol ndihmësi ndërsa ka dhënë kontribut të madh për klubin me të cilin ka luajtur si futbollist.
Karriera futbollistike ka patur progres në të shkuarën pasi Liçi përpos Skënderbeut, ka veshur edhe fanellën e Dinamos, Laçit, Partizanit, Tiranës Besëlidhjen, Flamurtarin, Tomorin e Bylisin.
Drejtoi Skënderbeun si trajner i parë para pak javëve në Laç duke marrë një barazim surprizues 1-1 çka ka bërë që Takaj të mendojë se ndihmësi i parë teknik, ka potenciale për të udhëhequr ‘Ujqërit’.