Tirana në ‘proces’,tri ndeshje shtëpiake

Fitorja e fundit ndaj Apolonisë me golin e Seferit ka bërë që te Tirana të besojnë se skuadra ka nisur procesin e rikthimit te grupi kryesues. Ndeshja e radhës për bardheblutë është me Skënderbeun dhe më pas kalendari rezervon dy takime të tjera shtëpiake. Veçse në radh do vijë Kukësi dhe Teuta.

Por veç optimizmit, rikthimit të Çelhakës dhe Kalesë, pikëve të para dhe mendësive të reja shoqëruar me qetësinë, karakteristikë të teknikut të ri, Orges Shehi,duhet të mendojnë për problematikat efundit në grupin që stërvit.

Me Ernest Muçin që kërkohet nga gjysma e Europës, Shehi duhet të presë për të patur në dispozicion finlandezin shtatlartë Tim Vairinen. Sulmuesi ka kryer të martën seancë të veçantë çka paralajmëron se bljera e janarit ka ende nevojë për kohë. Ndaj Skënderbeut edhe mbrojtësi Toshevski mund të mos jetë gati. Pavarësisht, Tirana, duket në proces…përmirësimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!