Adili: Një minutë me Kombëtaren ëndërr, Sherri luan…

Mevlan Adili mbrojtësi i Vllaznisë tha sot në ‘TV1 Channel’ se ai nuk është i vetmi lider te Vllaznia.

Sipas shqiptarit 26 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, është e kotë të flitet për supermaci të Partizanit në përballjen e fundit (‘Elbasan Arena’ 0-0) pasi ish-mbrojtësi i Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, mendon se ishte Alban Hoxha i skuadrës së kuqe ai që paraprakisht shpëtoi rezultatin.

Lider…

Nuk është e thënë që jam i vetmi lider. Dje isha unë ndeshjen tjetër mund të jenë të tjerë”.

Rastet e Partizanit?

E vërtetë që topi mbeti në baltë dhe Partizani mund ta fitonte por mjaft më me këto argumenta pasi ishte portieri Alban Hoxha ai që shpëtoi i pari një gol të sigurtë te porta e tij.”

Brdariç?

Për fat të keq nuk e takova te Shkëndija. Është profesionist dhe kjo po shihet nga java në javë..

Kombëtarja kuqezi?

“Ëndrra e çdo shqiptari të Maqedonisë së Veriut është të veshë një ditë fanellën e Kombëtares. Një ndjenjë e fortë sidomos për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut pasi atje do krenohej i gjithë vendi.Nëse do luaja qoftë dhe një minutë me Kombëtaren, do të isha njeriu më i lumtur në botë.”

Laçi?

Na pret një ndeshje e fortë. Laçi është një skuadër shumë e fortë. Ka një trajner si Duro, mjeshtër. 

Do jetë dhe një futbollist i tyre që do luajë kundër ekipit të zemrës. (E ka fjalën për Alen Sherrin: redaktori) 

Mungesa e Mazrekajt favor?

Nuk mendoj ashtu. Ngarkesa më e madhe jona është mungesa e Ardit Krymit. Analizat i bëjmë si ekip. Të gjithë kur vijnë të lujanë kundër Vllaznisë sikur stepën.” /Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!