Mbyllet merakto, mbretëron Partizani
Në mesnatën e 31 janarit ra ‘gongu’ final i ndalimit të merkatos së Kategorisë Superiore për edicionin 2020-21. Në këtë sesion të dytë, klubi i Partizanit duket se ka kryer lëvizjet më të shumëta në sasi por dhe cilësi.
Te klubi i kuq, emri i Ferhan Hasanit me gjasë goditja numër 1 e këtij sesioni. Edhe Tirana me Taluant Seferin dhe Tim Vairinen duket se ka bërë mirë. Klube si Laçi por dhe Teuta, i besuan kontigjentit të verës.
Kategoria Superiore, lëvizjet e Janarit 2021:
VLLAZNIA:
Afrime: Abdurrahman Fangaj, Albion Avdijaj, Angjelo Radovani, Tim Brdariç, Elom Kodjo Nya-Vexhi, Millosh Kaleziç, Salim Cise, Peter Burgaj;
Largime: Behar Ramadani, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Kristofer Mandiangu, Eugen Sidorenko, Ismael Dunga;
TEUTA:
Afrime: Sebino Plaku, Xhekson Ferreira Silveiro;
Largime: Aldrit Oshafi (huazim te Tomori), Rubin Hebaj, Endri Qehaja (huazim te Sopoti);
PARTIZANI:
Afrime: Stenio Zhunior, Valentino Murataj, Anteo Osmanllari, Ferhan Hasani, Loti Celina, Geri Selita, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Franc Lala, Edon Hasani;
Largime: Dionis Çikani (huazim te Drenica), Besnik Ferati, Brajan Braun, Theofilus Solomon;
TIRANA:
Afrime: Taulant Seferi, Joselin Behiratç, Tim Vayrynen, Mario Sokolaj, Mario Beshiraj;
Largime: Uinfull Kobinah, Albion Avdijaj, Derrik Sasraku, Kristi Vangjeli;
KUKËSI:
Afrime: Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç (huazim nga Sarajevo), Mate Tsintsadze, Shqiprim Taipi?;
Largime: Sadik Vitija, Kenan Horiç, Entonjo Elezaj;
LAÇI:
Afrime: Iljas Zulfiu, Brilant Hasaj, Steven Kodra;
Largime: Teldiano Franka Xhunior (Teko), Donald Rapo, Bashir Mane;
KASTRIOTI:
Afrime: Arlis Shala, Joan Çela, Amer Duka, Shyqyri Xhepa, Eralt Kuqi;
Largime: Alesio Abibi, Abaz Karakaçi, Sebino Plaku, Bruno Puja, Arbër Basha, Redon Danaj (huazim te Besëlidhja);
SKËNDERBEU:
Afrime: Abei Agbodzie, Vangjel Zguro, Leard Sadriu (huazim nga Shkëndija e Tetovës), Bekim Rexhepi (huazim nga Shkëndija e Tetovës), Melos Bajrami, Redi Kaçanolli, Zhan Viktor, Fallou Nxhie (huazim nga Xhenoa), Aleksandros Rahim;
Largime: Drin Govori, Joan Çela, Amer Duka, Jorgo Qeleshi (huazim te Devolli), Samuel Armah, Harrallamb Qaqi, Paolo Ivani, Shqiprim Taipi?;
BYLIS:
Afrime: Lionel Samba, Renato Spahiu, Lorran de Oliveira, Nemanja Kojiç, Kreshnik Nebihu, Ariel Muçollari, Haris Harba, Marko Antonio Morgon Filho (Markuinjo);
Largime: Kudus Laval, Valentino Murataj, Gresild Lika (huazim te Arbëria), Alan Henrike, Hektor Mali, Jurgen Dushkaj, Angjelo Radovani, Donald Mëllugja, Mario Barjamaj (huazim te Tomori);
APOLONIA:
Afrime: Ismaila Diop, Mario Vasilj (huazim nga Dinamo Zagreb), Mateo Shanaj, Rei Zaimi;
Largime: Glejdis Ndraxhi, Drago Bumbar, Bernard Artur, Sali Kumani (huazim te Tomori);