Takaj kërkon informacion për Mezanin

Largimi i Julian Ahmatajt nga pankina e Skënderbeut, ka veshur me mister emrin e teknikut që do pasojë elbasanasin e dorëhequr.

Menjëherë nisën të qarkullojnë emra të ndryshëm madje që dje pasdite u lakuan disa prej tyre si Mergjyshi, Çoçlli etj

Por me shumë mundësi, timonin e korçarëve pritet ta marrë një emër i ‘heshtur’ dhe shumë punëtor. Bëhët fjalë për vlonjatin Gentian Mezani.

Burime të besueshme i thanë ‘Sporti im.al’ se presidenti Takaj ka ngushtuar në dy emra listën e teknikëve. Takaj ka kërkuar informacion lidhur me Mezanin dhe padyshim vetëm ndonjë mosdakordim në termat e kontratës mund ta zhbëjë lidhjen e re ‘Skënderbeu-Mezani’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!