Mançini bie në ‘rrjetën’ e COVID-19
Tekniku i Italisë Roberto Mançini rezulton me COVID-19.
Lajmi vjen nga mediat italiane të cilat i referonehn agjensisë ANSA. Ndër të tjera thuhet se komisari teknik i axurëve, lindur në 1964, është asintomatik dhe se me shpejtësi është izoluar në banesën e tij.
Në fakt kombëtarja italiane ka në plan tri takime gjatë këtij muaji. Në datën 11-të miqësore me Estoninë dhe më pas dy takime zyrtare të Ligës së Kombëve me Poloninë dhe Bosnje Hercegovinën në 14 e 18 nëntor. Sfida të cilat me gjasë do drejtohen nga ndihmësit e ‘Manços’.