Xheko në luftë me…COVID
Xheko në luftë me…COVID-19
Edin Xheko del pozitiv me COVID-19 dhe për këtë arsye do të humbasë garën e së dielës në Seria A por dhe angazhimet me ekipin kombëtar.
Boshnjaku ka zbardhur vetë lajmin në rrjete:
“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë jam pozitiv për Covid19 do të duhet të respektoj periudhën e karantinës. Unë dua të siguroj të gjithë ata që më njohin, për fat të mirë nuk kam simptoma të veçanta.
Për disa ditë do të detyrohem të qëndroj larg shokëve të mi, por me mendjen dhe zemrën time do të qëndroj me ta, duke filluar nga e diela: Daje Ragazzi, Forza Roma.” ka shkruar në gjuhën e mëmës dhe atë italiane sulmuesi i Romës.
