Sot Kupa/ Nisin gjysmëfinalet, Prishtina favorite

sportiim2

● Prishtina trofembajtësja në fuqi e Kupës së Kosovës pret sot në Prishtinë, Llapin. Finalisti tjetër i përket duelit të inferiorëve.

Sot Prishtina e Llapi nga IPKO Superliga e Kosovës dhe Istogu e Dukagjini nga Liga e Parë, janë skuadrat që do të diskutojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Kosovë.

Në program ndeshjet e para të vajtjes për gjysmëfinale. Natyrisht favoritja e madhe Prishtina do ketë punë me Llapin ndërsa dy inferioret, pritet të prodhojnë skuadrën tjetër që do të shkojë në finale.

Ndeshjet e kthimit në program në 21 prill.

Kupa e Kosovës gjysmëfinale Ndeshjet e vajtjes:

15:00

Prishtina- Llapi

Istogu- Dukagjini

?>