Mbape trullos Bajernin mes acarit

Mungesa e Levandovskit u ndie në sulm, polaku nuk do të jetë as në të kthimit në Paris

Bajern Mynih-PSG 2-3 (Çupo-Moting 37′,Myler  60’/ Mbape 3, 68′, Markinjos 26′)

PSG ‘ngrin’ në Mynihun e zbardhur nga dëbora vendasit e Bajernit të Mynihut. Ndeshja e vajtjes për çerekefinalet e Ligës së Kampionëve, nisi me evidentimin e dyshes franceze Nejmar-Mbape me sulmuesin kampion bote me Francën që shënon pa u mbushur 3 minuta lojë. Kur pritej barazimi, skuadra e Poçetinos godet për herë të dytë me kapitenin Markinjos për 0-2.

Bavarezët e shokuar ia dalin të hapin takimin ndërsa me Çupo-Moting shënojnë një gol të bukur në të 37′. Pjesa e dytë nis me vrullin e radhës së Bajernit e cila barazon në të 60′ me Myler.

Por sërish është sulmuesi 22 vjeçar Kilien Mbape teksa regjistron golin e dytë personal dhe të tretin për PSG në të 68-ën.Minutat e fundit janë duel i ashpër mes sulmit bavarez dhe mbrojtjes pariziene.

Porto-Çelsi 0-2 (Mount 32′, Çilluell 85′)

Në Spanjë në stadiumin e Seviljes, Porto mundet thjeshtë nga Çelsi në ndeshjen tjetër. Ishte Mont teksa në të 32-tën shënon golin e parë për blutë e teknikut Tomas Tuhel.Anglezët ia dalin të shënojnë edhe golin e dytë në fund të ndeshjes duke u afruar ndjeshëm me kualifikimin për në gjysmëfinale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!