Verdiktet: Laçi, ‘hap-mbyll’ me Vllazninë

Kurbinasit pas luhatjeve të fundit, kanë shansin të rikthehen te objektivi titull. Të shtunën, nis kalvari i përballjeve me Vllazninë. Deçizive.
Kur rivalëve ‘ju duhet’, Laçi është aty për të bërë detyrën- duke ndalur. Kur ngjitet në krye, e stigmatizojnë për ta ‘rrëzuar’ shpejt. Gjithësesi, kurbinasit e teknikut Shpëtim Duro, ende i kanë vetë në këmbë fatet e tyre. Aksioma vlen, pasi në fazën e katërt, i presin të gjitha rivalët në shtëpi.
Titulli dhe Kupa:
Padyshim favoriti kryesor për të fituar titullin kampion. Nisur nga kontigjenti, ajo që ka prodhuar në “erën” Duro, dhe kalendari, skuadra e Laçit, i ka të gjitha shanset të mbyllë i pari. Për herë të parë në histori. Në Kupë, nëse kalon Vllazninë mesjavën e ardhëshme, shkon në finale.
Vllaznia:
Me shkodranët nis një betejë e gjatë. Deri në fund të edicionit janë tri përballje ndër-veriore. Fillimisht të shtunën në Laç dhe më pas për gjysmëfinale të Kupës të mërkurën (me një takim) në Shkodër. Radha i vjen ndeshjes së fundit të kampionatit të 82-të në ‘Loro Boriçi’. Me shumë gjasë për të përcaktuar verdikte…
Të shtunën 10 prill:
Bardhezinjtë pas dy humbjeve radhazi do të rikthehen të luajnë fatet e kreut të tabelës ndaj Vllaznisë në stadiumin me të njëjtin emër “Laçi”. Skuadra ka kryer disa seanca përgatitore në Kamëz duke u marrë kryesisht me anën tekniko- taktike.
Kontigjenti në dukje gati. Nuk ka vend për Turkajin e operuar por dhe Lukas Ramos të dëmtuar. Kirian Nuabueze është gati.Megjithatë trajneri Shpëtim Duro me shumë mundësi do ta mbajë në ‘bankën’ rezervë.
Ndeshjet e skuadrës kurbinase në vijim:
Laçi- Vllaznia
Vllaznia- Laçi (Kupë)
Faza e IV
Laçi- Bylis
Kastrioti- Laçi
Laçi Partizani
Laçi-Kukësi
Apolonia- Laçi
Laçi-Skënderbeu
Tirana- Laçi
Laçi-Teuta
Vllaznia- Laçi
Pozicioni aktual: Vendi i tretë 44 pikë ( 2 më pak se Teuta dhe Vllaznia nga 46).