Seria A nis sot me Kumbullën ‘romak’
Seria A, dikur superfuqi futbolli për nga interesi publik në botë, më në fund sot do të startojë edicionin e ri futbollitik 2020-21.
Përmes protokollit shëndetësor ardhur nga pandemia globale, dhe rregullave të vendosura nga Federata Italiane e Futbollit, sot në fushë dy çifte.
Në18:00, do të startojnë Fiorentina- Torino ndërsa në 20:45 Verona-Roma. E veçanta e këtij dueli, Marash Kumbulla nga një ish-futbollist i ‘Hellas’ të teknikut Juriç, te romakët e Fonsekës.
Nesër katër çifte të tjera ndërsa pasnesër në 20:45, në ‘San Siro’ luhet vetëm ndeshja Milan-Bolonja.