Laçi bie në shtesë, Kukësi si Teuta…

Europa League turi i dytë: Kukësi- Volfsburg 0-4 (Veighorst 21′,74′, Lakrua 23′, 89′ Mehmedi 89′)

Diferencat bëjnë të vetën. Volfsburg eleminon pa probleme Kukësin, duke e ndëshkuar në çdo gabim. Dy gola të shpejtë dhe më pas penalltia e humbur nga Rroca.

Shansi i artë i Kukësit për të rihapur sfidën por Kastels arriti të devijonte goditjen e lojtarit të verilindorëve që lunate ndeshjen e fundit para transferimit në Turqi. Loja vihet në gjumë dhe pjesa e dytë veçëse shtoi golat te porta e verilindorëve. Aq më tepër që në fund shënon dhe një shqiptar si Mehmedi.

Kukësi: Elezaj, Maliqi, Horiç, Obanor, Demiri, Telushi, Musolli (59′ Z. Gavazaj), Limaj, Rroca (70′ Kuper), Musta (46′ Gashi), Eze.
Trajner: Skënder Gega

Volfsburg: Kastels, Brekalo (74′ Viktor), Lakrua, Gilavogui, Otavio, Mehmedi, Arnold (37′ Gerhardt), Shlager, Klaus (69′ Rusijo), Stefen, Veighorst.
Trajner: Oliver Glasner

Europa League turi i dytë: Laçi- Hapole Ber Sheva 1-2 (Nuabueze 59’/ Velaskuez 90+1′, Varene 90+3′)

Kushedi çfar do ngjiste në ‘Elbasan Arena’ nëse Laçi teksa udhëhiqte deri në të 90′-tën, nuk do merrte dy gola njeri pas tjetrit. Me siguri dy humbjet e Teutës ndaj Granadës 0-4 dhe Kukësit ndaj Volfsburg po 0-4, do kalonin në plan të dytë.

Nuk ngjau. Bardhezinjtë çuditërisht luajtën një ndeshje me frikë. Thuajse gjithë takimin me Hapoel Ber Shevën. Të jesh duke kryesuar dhe të mos administrosh minutat shtesë, thuajse fatale. Për Cungun dhe gjithë skuadrën. Laçi ishte pranë historisë së madhe. Shifrat në fund 1-2. Dhimbje.

Laçi: Sherri, A Marku (D.Rapo), A Selmani, Ignjatoviç, Turkaj, Deliu, Shehu (E.Marku), Lushkja, Teko, Nuabueze, Xhixha. Trajner: Armando Cungu.

Hapoel Ber Sheva: Levita, Dadia, Taha, Migel Vitor, Goldberg, Josefi, Kabha, Josue (Velaskuez), Sallaiç (Hatuel), Shuiro (Varene), Akolatse. Trajner: Josi Abokakis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!