David Silva kthehet në shtëpi, te Sociedad
Ish-playmaker i Mançester Sitit, David Silva i është bashkuar skuadrës baske Real Sociedad për dy sezone. Pas një dekade “emigrim” spanjolli rikthehet në shtëpi, duke i dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij.
Ndarja 10-vjeçare e spanjolit me Sitin, erdhi pas eliminimit shokues të së shtunës në Champions League ndaj francezëve të Lion. Mesfushori 34-vjeçar, i ardhur në ishull nga Valencia, bëri 436 ndeshje dhe ndihmoi skuadrën e Mançester Sitit të fitojë 14 trofe.
Përpjekjet e Lacio, në dukje mjaft të afërta me ish-lojtarin e kombëtares së Spanjës, të cilët i ofruan Silvës një kontratë 3-vjeçare me 3.6 milionë euro në vit, kanë dështuar.
Pas largimit të norvegjezit Martin Odegard drejt Madridit, skuadra e Sociedadit që u rendit e gjashta në LaLiga, e kishte të nevojshme “magjinë” në mesfushë, të cilën tani e ka siguruar nga këmbët e David Silvës.