Daja zyrtarisht te Partizani

Ashtu sikundër klubi i Partizanit kishte njoftuar, sot në 11:00, është bërë prezantimi i teknikut të ri Ilir Daja. Përpara mediave, Drejtori i Përgjithëshëm i të kuqëve Olsi Rama, mori paraprakisht fjalën dhe prezantoi ish-teknikun e Skënderbeut si teknikun e ri të Partizanit.

“Do të nisim një aventurë të re me Ilir Dajën me të cilin duam të ecim për disa sezone.”– nis Rama i cili në fund të takimit, nuk nguroi të lëshojë një batutë teksa i vendosi në qafë Dajes shallin e kuq të Partizanit.

‘Shpresoj të të mos rëndojë shumë‘, mbylli mes batutave Olsi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!