Vëllezërit Selmani, një rast për Guinness…
Nga Defrim Methasani
Adolfi, Brajan dhe Santiago, tre vëllezër në një ekip! Rasti i vēllezërve Selmani po bën xhiron e botës.
Historia e futbollit shqiptar shënon një rast të parë dhe stacion të pabesueshëm të tij. Te Iliria e Fushë-Krujës, këtë vit janë bërë bashkë tre vëllezër të cilët luajnë si titullarë në tre pozicione të ndryshme, në mbrojtje, mesfushë dhe në sulm.
Në fakt ata janë 4 vëllezër dhe të gjithë janë futbollist, madje Genti është “Lokomotiva” e dinastisë Selmani. Ai që 16 vjeç e gjysëm, veshi fanelën e Laçit në Superiore, duke treguar se një talent i portës i kishte ardhur futbollit shqiptar. Falë cilësive të tij, ai luajti edhe në kampionatin turk (Menemenspor dhe Boluspor) dhe u bë pjesë e ekipit tonë kombëtar.
Tashmë ai është pjesë e ekipit të Tiranës dhe po riaftësohet pas një dëmtimi që kaloi. Duke u rikthyer tek trioja e vëllezërve të cilët luajnë në një ekip, mund të themi pa frikë se ata janë një rast unikal në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Me Adolfin në mbrojtje, Brajan në mesfushë dhe Santiagon në sulm, Iliria kërkon rikthimin në Kategorinë e Parë. Puna e tyre e palodhur, ndershmëria në lojë dhe përkushtimi maksimal nē çdo ndeshje, bën difirencën, cilësi këto të shfaqura edhe me ekipet kombëtare të moshave deri nē U-21 ku janë aktivizuar, madje kanë shënuar edhe gola.
Një rast i tillë vlen të promovohet, pasi vlera të tilla nga një familje nuk i gjen askund tjetër, aq më tepër që edhe babai i tyre Nazmi Selmani, është President i ekipit Iliria. Gjithsesi nuk është thjesht geni, por mbi të gjitha pasioni, përkushtimi dhe puna e tyre e paepur, që sjellë një sukses të tillë. Ndaj vëllezërit Selmani, le të shërbejnë si një model i mirë i një familje që jeton dhe kontribon për qytetin e saj, por edhe për futbollin shqiptar.