Veselinoviç moduli fitues i Partizanit, Vllaznia bie në Korçë, Laçi ngec…
U luajtën sot tri takime të javës së tretë Abissnet Superiore. Nisi Laçi- Bylis në orën 17:00 me shifrat që u ndalen te ai i fillimit, 0-0.
Në mbrëmje ishte radha e Teuta- Partizani dhe Skënderbeu- Vllaznia. Në Durrës, Partizani me trajnerin e ri Veselinoviç u shfaq mjaft kërkues ndaj një Teute e cila përballoi të kuqtë vetëm në 45 minutat e para. Në të dytën Partizani shënoi dy herë me Rrapajn (59′) dhe Mba (89′) duke marrë tri pikë të vyera.
Ndërkohë mjaft dramatike sfida në Korçë. vendasit u përballen me Vllazninë e cila që në pjesën e parë u detyrua të luajë me një lojtar më pak pasi Dodaj u dëbua me ë kuqe. Në fund të ndeshjes kur kronometri tregonte 84′, Bismark shnon golin e fitores.
Dy ndeshjet e tjera të javës luhen nesër në orën 20:00. Në program Dinamo- AF Elbasani dhe Tirana- Egnatia (në Durrës).
Sot: java e tretë Superiore
Laçi- Bylis 0-0
Teuta- Partizani 0-2
Skënderbeu- Vllaznia 1-0