Ilir Daja në prezantim: Loja e mirë, garanci për rezultatin

Ilir Daja, u prezantua sot në ambientet e klubit të Partizanit, si trajneri i ri i ‘Demave’. Pas fjalës së drejtorit të përgjithshëm Olsi Rama, teksa i uroi mirëseardhjen trajnerit, ishte vetë Daja, ai që foli për prag aventuren e re në karrierë si trajner i Partizanit.

Atëherë të heqim pak emocionet… Pavarësisht se kam 25 vjet karrierë sërish kam emocione dhe këtë e shoh që nga mediet e shumta të pranishme në këtë sallë. Të jesh te Partizani është privilegj sepse është klubi me më shumë trofe në Shqipëri si nga kampioneteg apo Kupat.

Presioni është i madh sepse edhe objektivat janë të mëdha. Të fillojmë menjëherë punën për të arritur objektivat. Jam i kënaqur që mu besua mua ky projekt. Po të shihni investimin te kompleksi kuptojmë se projekti nuk është i shkrutër, por afatgjatë për ta mbajtur Partizanin në krye të futbollit shqiptar

Flet Daja: “Vij nga Skënderbeu, një klub i madh sidomos në dekadën e fundit. Ashtu siç kam bërë te klubet e mëparshme, do të bëj edhe te Partizani dhe do të fitoj respektin e tifozëve dhe të drejtuesve. Numrin tre e kam rekord personal, sepse jam i vetmi, që kam fituar titullin me tre skuadra të ndryshme. Sot jam i vetmi që kam marrë drejtimin e tre ekipeve të kryeqytetit”.

Plane dhe objektivë? Trajneri është tifoz me skuadrën që drejton. Investohet aty dhe punon për të marrë trofe të tjera. Secili klub ka pjesën e vet individuale, ka karakteristikat e veta. E dua Partizanin si ekipi që ka fituar 16 herë titullin. Kur fola për pritshmëritë, sigurisht që Partizani i ka maksimale. Ne do dalim me objektiv më konkret të fillim të kampionatit. Duhet të shlyejmë sa më shpejt këtë vit të paparishikueshëm për shkak të pandemisë. Ajo që pret tifozeria e Partizanit është të shprehemi në maksimum në lojë, sepse pastaj ka garanci edhe rezultatin. Të plotësojmë këto objektiva fillimisht dhe pastaj vjen gjithçka gradualisht”.

Me Dinamon, Tiranën dhe tani Partizanin. Jeni më shumë blu, bardheblu apo i kuq?Këtë treshin e kam edhe si krenari personale, pasi jam i vetmi trajner që i kam drejtuar të tre skuadrat e kryeqytetit. Një trajner jep të gjithë energjitë e tij për skuadrën me të cilën punon dhe unë tani jam gati të bëj maksimumin për Partizanin, me dëshirën që t’i shtojmë edhe më shumë trofetë këtij klubi “

Bllokimi i merkatos? Problemi kryesor është të mbushim rolet, si largimi i Trashit, por na duhet lojtarë që e përfaqësojnë denjësisht këtë fanellë. Merkatoja është e bllokuar, por me bisedat e bëra me drejtuesit shpresojmë në një përgjigje pozitive. Në rast se përgjigja vjen vonë, ne do mundohemi të mbledhim forcat dhe të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze. Duhet të kemi mbështetjen e tifozerisë në këtë rast”. 

Kontrata? Më janë ofruar kontrata njëvjecare, por këtu është ndryshe. Te Partizani projektet nuk janë pragmatiste. Duke njohur tipin tim, qëndrimi këtu do të jetë në varësi të rezultateve. Dua të ndërtojmë një punë me afat më të gjatë se ata që kam patur më përpara. Lojtarët dhe stafi do prezantohen në ditët në vazhdim. Në momentin që stafi do jetë i plotësuar, në atë moment do e prezantojmë për mediet. Loja e mirë është garanci për rezultatin”, e ka mbyllur trajneri i sapoemëruar i Partizanit, Ilir Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!