Brdariç, pasuesi enigmatik i Dedjes
Tomas Brdariç surprizon Shkodrën dhe gjithë opnionin sportiv në vend. Ish-futbollisti i Gjermanisë, prej vitesh i është futur rrugës së trajnimit duke patur disa eksperienca modeste. E fundit skuadra gjermane Esen.
Brdariç, teksa në 2017-tën drejtoi për pak kohë Shkëndijen e Tetovës, është kontaktuar nga drejtuesit shkodranë pas sugjerimit të drejtorit të ri sportiv, Matko Djarmati.
I lindur në Gjermani, kroati u prit mbrëmë nga drejtuesit e lartë të Vllaznisë, duke u ngujuar për disa orë në një nga lokalet prestigjioze të Tiranës.
Mësohet se Alban Xhaferi dhe Blendi Dibra janë shumë pranë firmes me teknikun, që pritet të ulet në vend të Hysen Dedjes.