Kukësi-Ethemi, shpërthen lufta ligjore…

Ndërsa ka kryer vizitat mjekësore dhe ishte gati të zyrtarizohej te skuadra Zaglebie Lubin në Poloni, sulmuesi Valon Ethemi është befasuar kur ka marrë vesh se drejtuesit e Kukësit i kanë rinovuar kontratën pa dijeninë dhe dëshirën e tij.

I ndodhur në këto kushte, Valon Ethemi ka kontraktuar disa avokatë, që po merren me çështjen në fjalë. Sipas infosport.mk “do të nisë një betejë e fortë ligjore ku klubi i Kukësit do të akuzohet për shpifje, mashtrim dhe paraqitje të fakteve të rreme”.

Kalimi i Valon Ethemi në radhët e skuadrën polake është bllokuar për çastin. Verilindorët pretendojnë, se futbollisti 22-vjeçari vazhdon të jetë nën kontratë me skuadrën e Kukësit, ndërkohë që sulmuesi tetovar deklaron se është lojtar i lirë. Lufta ligjore Kukësi-Ethemi ka nisur…   

Kampionati i 81-të ishte i dyti, për sulmuesi anësor Valon Ethemi në radhët e skuadrës së Kukësit. Ai zhvilloi 32 ndeshje me fanellën e verilindorëve, prej të cilave 28 si titullar, duke shënuar 6 gola. Ndërkohë, një sezon më herët ai zhvilloi 32 ndeshje për Kukësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!