Ibrahimoviç nuk vlen, Lids tenton Kavanin

Presidenti italian i Lids, flet për Ibrën dhe… Kavanin

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç mund t’i ishte bashkuar divizionit të dytë anglez, në vend të AC Milan gjatë merkatos së janarit. Lajmin e zbulon pronari i skuadrës angleze Lids Junajtid, teksa me Bielsea në timon (sot 65 vjeç), u kthye në Premier League.

Andrea Radrizani ka folur për ‘Sky Sport Italia’, duke shtuar se një orvajtje e re, nuk është zgjidhja më e mirë..

Ne u përpoqëm të nënshkruajmë me Ibrahimoviç në janar, por ai zgjodhi të bashkohej me AC Milan”, nis pronari i Lids. “Tani është shumë e vështirë të tentosh ta sjellësh në Lids. Unë mendoj se është tepër vonë.

Intensiteti i futbollit anglez është i ndryshëm nga Serie A. Ne pyesim veten se si mund të kishte funksionuar një bashkëpunim midis Ibrahimoviç dhe (El Loco), Marselo Bielsa,”– tha kreu i të ‘bardhëve’ anglezë.

Sakaq, klubi me të cilin aktivizohet Alioski, ka uruar sot në Twitter ditëlindjen e 65-të trajnerit argjentinas Bielsa. Atij që pas 16 viteve ngjiti Lidsin në Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!