Covid-19: Partizani, 5 mungesa në derbi!

Pas mbrojtësit rumun Dejan Boldor dhe mesfushorit Besnik Ferati, të konfirmuan pozitivë me Covid-19, pas testit të futbollistëve te Partizani, kanë rezultuar të infektuar edhe sulmuesi Erald Çinari, si dhe mesfushorët Esat Mala dhe Kristi Kote, të cilët janë asimptomatikë.

Futbollistët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Tiraës, për derbin e kryeqytetit që do të startojë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq i Partizanit, nëpërmjet një njoftimi për median.

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për Covid-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!