Sportingu prag revolucioni, ‘fshesa’ në verë
Pandemia Koronavirus ‘shpërfill’ njërin nga tre klubet më të mëdha ne Portugali. Sportingu i Lisbonës, siç raportohet nga mediat luzitane, ka gati ‘fshesën’ duke prekur të gjitha hallkat futbollistike në klub.
Ata e cilësojnë kështu nismën: ‘Sporting përgatit shkurtimet e verës’. Siç raporton ‘Record’, klubi i Lisbonës do të thirret për një ristrukturim të madh të skuadrës së tij në muajt e ardhshëm, duke vendosur të paktën 32 lojtarë në treg për arsye teknike ose buxhetore.
Kjo është arsyeja pse, shpjegon gazeta portugeze, në finalen e sezonit gjashtë lojtarë të rinj mund të gjenin hapësirë të bollshme në ekipin e parë.