Milan me lajm të keq, dëmtohet Zlatan…
Milan filloi stërvitjen sot dhe e mbylli me një lajm të keq. Zlatan Ibrahimoviç pas saj, rezulton i dëmtuar në pulpë. Një situatë e hirtë kur mendon se te shtëpia e ‘Djallit’ pandemia pas testeve, rezultoi zero duke rritur disi entuziasmin.
Por megjithëse sulmuesi duket se pësoi një tërheqje në tendinë, media italiane shprehen se sulmuesi 38-vjeçar, mund të jetë më rëndë. Ekziston frika se ai e ka këputur tendinën e ‘akilit’.
‘Sky Sports’, thotë se suedezi ka ndier shqetësim fizik, pasi ka përfunduar seanca. Megjithëse Zlatan u tha se do të largohej nga ambientet e klubit, pritet që gjatë ditës të bëhen ekzaminimet përkatëse për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.