Gastaldelo: ‘Më mirë stop se të piqesh në 16:30’

Kapiteni i Breshias: “Nuk është se ne në Brescia nuk duam të luajmë pasi nuk duam të zbresim, nuk është kështu”.


Javë vendimtare për rinisjen e kampionatit italian. Të enjten vendoset nëse do luhet dhe kur, por ka nga ata që kërkojnë durim e madje shtyjnë që më mirë të ndalet.

Daniele Gastaldelo, kapiteni i Breshias, duket më së shumti i indinjuar nga fakti që do luhet në kulmin e vapës, në 16:30. Ai thotë se 12 ndeshjet e mbetura do sjellin anomali.

Mbarimi i këtij kampionati është një stërmundim, pasi duke luajtur 12 ndeshje në verë, na ekspozon ndaj rreziqeve të jashtëzakonshme. Ndeshjet në orën 16.30 të verës janë skandaloze. Ne nuk jemi makina, jemi qenie njerëzore,“- fjalët e kapitenit të ‘dallendyshëve’.

Pagat?

Opinioni publik beson se jemi të privilegjuar, por u kujtoj të gjithëve se ka lojtarë të Serisë A që fitojnë goxha, por ka edhe shumë lojtarë që fitojnë paga sa për të mbajtur një familje. Edhe ata janë futbollistë, nuk mund të marrin para me vonesë. Ata nuk janë njësoj si Kristiano Ronaldo,”- apeloi Gastaldelo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!