Edhe Qipro heq dorë nga futbolli
Kampionati qipriot i futbollit është anuluar. Federata e futbollit qipriot, bën të ditur që qeveria nuk e ka aprovuar protokollin për rifillimin të kampionatit.
Ministria e Shëndetësisë kishte deklaruar, në rast se një lojtar ose anëtar i ekipit ishte pozitiv, karantinën 14-ditore do ta bëte e gjithë skuadra.
Pas ekzaminimëve të fundit, situata me raste të COVID-19, e bëri jo praktik rifillimin e kampionatit. Është vendosur që asnjë ekip të mos rrëzohet nga kategoria dhe se formati nga 12 të rritet në 14 skuadra për në sezonin 2020-21.
Sakaq titulli nuk është caktuar. Omonia në Ligën e Kampionëve; Anorthosis, APOEL dhe Apollon Limasol në Europa League.