Manastirliu: ‘Herët për futboll’

Pas kërkesës zyrtare të Federatës Shqiptarë të Futbollit për të nisur aktivitetin sezonal, ka ardhur edhe përgjigjja e qeverisë.

Në një intervistë në ‘Report TV’, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se është ende herët që të mendohet për rinisjen e futbollit dhe pse pa tifozë.

“E kemi marrë këtë kërkesë jemi duke e diskutuar por jemi ende herët për të folur për hapjen e kampionateve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëve gjithashtu.

Nuk kemi ende një vendim për këtë. Do të shohim ecurinë e COVID-19 dhe më pas do të vendosim, por për momentin është ende herët për të vendosur për këtë.” (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!