Drita tri pikë me vuajtje
Ipko, Java e 32-të: Drita-Drenica 1-0 (Xh.Shabani 48′)
Në takimin e parë të javës së 32-të në Ipko, Drita kryesuese e teknikut Adrian Nuhiu, fitoi me vështirësi ndaj Drenicës në Gjilan 1-0.
Pas një pjese të parë pa shumë inisiativë e raste, në startin e së dytës vendasit gjejnë golin e parë dhe të vetëm në këtë takim në të 48-tën me Shabanin.
Vucaj vertikalizon në krahun e majtë, aty ku Fazliu deperton mirë dhe pason në zonë. Pas hezitimit të mbrojtjes për të larguar, te shtylla e dytë Xhevdet Shabani mbërrin në kohë dhe përshendet rrjetën.
Përpjekjet e Dritës për të dyfishuar dhe disa tentativave të miqve për të barazuar, vjen sinjalizimi përfundimtar me Dritën, që për t’u shpallur kampion të edicionit 2019-20, lipset të fitojë ndeshjen e fundit në Suharekë me Ballkanin. Gjithnjë nëse Gjilani mund nesër Ballkanin në shtëpi apo anasjelltas.
