Juventus: Poçetino gati për vendin e Sarrit

Zyrtarë të “Zonjës”, raportohet se kanë kontaktuar me përfaqësues të trajnerit argjentinas Mauricio Poçetino. Pritet fundi i sezonit…

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga mbyllja e sezonit, Juventusi i drejtuar nga Mauricio Sarri, kryeson renditjen e kampionatit në Seria A. Por pavarësisht nga kjo, puna e trajnerit 61-vjeçar është nën kërcënim, krahasuar me lojërat e Juves së Masimiliano Alegrit.

Dhe sipas gazetës “La Stampa”, zyrtarët e klubit bardhezi kanë filluar kontaktet ish-trajnerin e Totenhemit, Mauricio Poçetino, të cilin ata e shohin si një kandidat të mundshëm të zerë vendin e Sarrit.

48-vjeçari argjentinas ka mbetur pa punë që nga nëntori i vitit të shkuar, kur u shkarkua nga drejtimi i “Spurs”-ave. Bordi i Juventusit e sheh Poçetinon, si një trajner me një reputacion, i cili punon shumë për përmirësimin e lojtarëve të rinj dhe ka si synim për të luajtur një futboll emocionues dhe sulmues.

Ndërsa është lindur dhe rritur në Argjentinë, familja e Poçetino është edhe me origjinë italiane. Mauricio mendohet se do të jetë në gjendje të punojë dhe të merret vesh me Paulo Dibalën dhe Kristiano Ronaldon.  

Trajneri argjentinas kohët e fundit hodhi poshtë vendin e lirë te AS Monako, pasi ai pret një mundësi më të mirë për karrierën e tij. Zërat flasin se Juventusi do të ishte një mundësi e mirë për të kënaqur ambiciet e Poçetinos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!