Drita nis e para, titulli mister…
Sot Drita e Nuhiuit pret në shtëpi Drenicën duke nisur nga or 17:00.
Ipko Superliga e Kosovës në fazë vendimtare. Dy ekipet e Gjilanit, Drita dhe Gjilani si dhe Ballkani nga Suhareka, janë tri ekipet e kreut ndërsa në dy javë të mbetura, mund të mbërrijnë në majë.
Praktikisht duket një ekuacion aq i vështirë sa një Zot e di se si do përfundojë. 65 pikë Drita sot si kryesuese pret Drenicën në 17:00. Ndeshjen e fundit e ka në fushën e Ballkanit teksa aktualisht është i treti me 63 pikë.
Nesër e pret në Gjilan, Gjilani i Mezanit i cili renditet i dyti me 64 pikë. Gjilani në fund lunan në Prishtinë me Flmurtarin vendas.
Nëse Drita duket më pranë titullit teksa e ka vetë fatin e saj, asgjë më pak nuk kanë Gjilani dhe Bllkani.
Arsim Kabashi, pronari i Ballkanit shkruante gjatë qershorit se: “BABA i trajnerave në Shqiptari , edhe 20 vjet kontratë ka në FC Ballkani edhe nëse kurr nuk bahemi Kampion”.
Sa duket presioni qëndron larg pankinës së Ismet Munishit.
Ndeshjet e Dritës: Drita-Drenica, Ballkani- Drita
Ndeshjet e Gjilanit: Gjilani-Ballkani, Flamurtari (Kos)-Gjilani
Ndeshjet e Ballkanit: Gjilani- Ballkani, Ballkani-Drita
